Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë kritika të ashpra nga të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të Dardanisë! Kjo për faktin se, ai së bashku me kryeministrin maqedonas dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, po planifikojnë të bëjnë një pak, të quajtur minishengen për Ballkanin.

E ky pakt, sipas Faton Kurtit, kryetar të Partisë Republikanë të Kosovës, është planifikuar të mbahet në zemër të Shqipërisë, në Durrës. Kurti thotë se, Durrësi ose daljen në Adriatik e kanë ëndërruar serbët me shekuj.
Postimi i plotë:
Përderisa Kosova është pa qeverisje dhe po përballet me Gjykatën Speciale – Edvin Rama me një ngut të madh e të pamotivuar po i ndihmon Vuçiqit për të themeluar Jugosllavinë e re! Në takimin e radhës Rama – Vuçiq me 21 Dhjetor në Durrës është paraparë të vuloset ky pakt nga shtetet të cilat nuk e njohin Kosovën.
Serbia ka publikuar hartën e “Mini Shengenit” ku në mënyrën më skandaloze Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Pakti i Rilindjes së Jugosllavisë është planifikuar të vuloset në Durrës, në zemër të Shqipërisë, pikërisht atje ku radikalët serbë prej shekujsh ëndërrojnë daljen në Adriatik. I bëj thirrje të gjithë Intelektualëve, Politikanëve, Patriotëve dhe Shqiptarëve anembanë globit të bëhemi bashkë, për ta ndaluar këtë projekt të Jugosllavisë së re në dëmin e Shqiptarëve. Protestat nuk duhet të ndalen kundra këtij plani që fshin Kosovën nga harta botërore me bekimin e disa individëve që shqiptarinë e kanë shitur tek ofruesi më i parë.

Flash Lajme