Prej mëngjesit të sotëm IKMT ka nisur aksionin në zonën e “Astirit” për prishjen e ndërtesave pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Aksioni është kundërshtuar nga banorët e zonës, të cilët u përplasën efektifët e policisë, ku për pasojë mbetën të plagosur 13 persona (7 efektivë dhe 6 banorë).

Ndërsa IKMT ka ardhur me një njoftim zyrtarë ku bën të ditur se ditën e sotme do të prishen gjithësej 33 objekte. Gjithashtu thuhet se deri më tani janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 një katëshe.

Njoftimi i IKMT:

Të 33 objektet do të prishen sot. Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brenda ditës së sotme.

Flash Lajme