Është miratuar sot me 11 vota pro Rregullorja për metodologjinë e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, që sipas kreut të KLP-së do të zgjidhet deri më 14 dhjetor.

Miratohet me 11 vota pro Rregullorja “Për rregullat e garantimit të mbrojtjes së detyrueshme dhe caktimin mbi bazën e parimit të rotacionit të avokatit mbrojtës, nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore, në procesin penal”, thuhet në vendim.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: aftësitë profesionale, reputacionin profesional dhe reputacionin shoqëror, aftësitë organizative dhe drejtuese, dhe elemente shtesë si titujt akademikë, studimet dhe trajnimet e kryera.

Tre kandidatët për kryeprokuror janë Olsjan Çela, Arta Marku, Fatjona Mençe.

Vendimi by shekullionline on Scribd

Flash Lajme