Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo deklaron se politika në Shqipëri duhet të mendojë më shumë për të mirën e përbashkët dhe jo për partitë e tyre. Gjithashtu Frendo i bëri thirrje palëve politike që sa me shpejt të ulen në dialog për të zgjidhur krizën politike sepse situata në Shqipëri po bëhet gjithnjë e me tragjike dhe kjo situatë po nxit të rinjtë që të largohen nga Shqipëria.

“Palët politike duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo të bëjnë një dialog karikaturë. Vendimi për moshapjen e negociatave nuk na ka pëlqyer as ne por ta marrim në aspektin pozitiv dhe të na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë.

Martitet e kanë larë Shqiperinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevoje per deshmi te forta si ajo e te Lumes Maria Tuci. Politika ne Shqiperi duhet te kerkojë falje për krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit ne Shqipëri duhet të dënohen me ligj sepse ishte regjimi më i eger dhe nuk ishte një regjim ateist por antiateist, ishte kundra Zotit”-tha ai.

Këtë deklaratë Geroge Frendo e bëri pas një drame, e cila u zhvillua në teatrin “Migjeni” për martiren Maria Tuci e vënë në skenë nga famullia e Rranxa Bushat.

Flash Lajme