Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nënvizon se nuk është aspak emocionale deklarata e tij sot, kur tha se parlamenti mund të shpërndahet me një dekret. Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Kreu i Shtetit u kujdes të nënvizonte se Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe për këdo dhe nuk mund të luhet me të.

”Garante e Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese, pastaj Presidenti e me radhë.Parlamenti me një dekret shpërndahet, se në çfarë rrethanash dhe si është çështje tjetër. Presidenti shkarkohet nga ai parlament legjitim dhe në fund fare e shkarkon Gjykata Kushtetuese. Qeveria a rrëzohet me një mocion mosbesimi? Nuk ka me Gjykatën Kushtetuese, dhe këtu nuk luhet, është vijë e kuqe për cilindo. Është e vetmja që mund të mbrojë popullin shqiptar, interesat kombëtare dhe shtetërore. Një Gjykatë Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, të paligjshme, e zgjedhur në mënyrë mafioze kërcënon seriozisht interesat shtetërore dhe kombëtare dhe të drejtat e qytetarëve”.

Flash Lajme