Një aksident është raportuar në “Astir”, Tiranë, ku një automjet ka përplasur një burrë, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, siç shihet edhe nga fotot e sjella në redaksinë e “Shekullit” nga gazetarja Diamila Leka, i plagosuri është marrë menjëherë nga një autoambulancë, për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gazetarja raporton se në vendin e ngjarjes ende nuk ka mbërritur policia dhe se drejtuesi i automjetit, që ka përplasur burrin me biçikletë, nuk ishte larguar nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Flash Lajme