Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka cilësuar disa diplomatë në Tiranë “lecka” të Kryeministrit Edi Rama. Në emisionin “Open”, Meta hodhi akuza të rënda ndaj disa ambasadorëve por pa folur me emra, përveç atij të OSBE.

Gjithashtu, Meta ka folur edhe për vendimin e marrë për ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt për ta shpallur të padëshiruar në Presidencë. Kreu i Shtetit tha se ky vendim ishte për t’i treguar kufirin.

“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non Grata për Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e presidentit. Presidenca është simbol i sovranitetit”, deklaroi Meta.

Flash Lajme