Një vendim i hidhur për familjet shqiptare, por i pranuar, në respekt dhe në solidaritet me të prekurit nga tërmeti

Dhjetori, përveç festave dhe ngjyrave që përcjell, për shumë individë dhe familje pritet me entuziazëm, pasi është muaji i pagës së 13-të, ose i shpërblimeve.

  Por, ky fundvit, nuk do të jetë i tillë për administratën. I paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, pas tërmetit të 26 nëntorit, tashmë është zyrtare që për administratën nuk do të ndahen bonuset e fundvitit. Një lajm i hidhur ky për xhepat e familjeve shqiptare, por nga shumë njerëz është pranuar, në respekt dhe në solidaritet me të prekurit nga tërmeti. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe citon se ndalohet përdorimi i fondit të veçantë për shpërblime apo aktivitete social-kulturore të punonjësve.

Vendim

Nr. 781, datë 6.12.2019 për një ndryshim në vendimin nr.929, datë 17.11.2010, të këshillit të ministrave, “për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshua. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 11, të ligjit nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: “9. Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”. N.Gj

Flash Lajme