Komisioni i Sigurisë ka miratuar në parim projektligjin për amnistinë, por me dy ndryshime. Përfitojnë nga projektligji personat e dënuar për ndërtime pa leje, ndërsa penalizohen të gjithë të dënuarit për vjedhje.

Komisioni ka penalizuar këta të fundit pasi ky fenomen ka shënuar rritje.

Nga ky projektligj përfitojnë 56 gra të burgosura, 6 fëmijë të mitur. Pas shqyrtimit në komisione, projektligji do të kalojë në Kuvend për të marrë miratimin e fundit. Në 56 gra të burgosura të cilat vuajnë dënimin në Burgun e Grave në kryeqytet, 28 do të lirohen ndërsa 28 të tjera do të përfitojnë 1/3 ulje dënimi.

Ndërkohë miratimi i projektligjit është shoqëruar me debate. Replika ka pasur mes deputetit Lefter Maliqi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sipas ministres Gjonaj qëllimi i ligjit është humanitar dhe s’ka për qëllim uljen e numrit të të burgosurve.

Ndërkohë Maliqi ka deklaruar se “ministrja po gënjen duke thënë që zyrtarë të lartë të shtetit kanë pasur presione, sepse lirimi i bandave nga burgu është me urdhër të kreut të KÇK-së Edi Rama.

Shqyrtimi i projektligjit për amnistinë:

Ministrja Gjonaj: Trajtimi i të dënuarve me standardet europiane. Qëllimi i këtij ligji është humanitar dhe jo për uljen e numrit të burgosurve. Ka në fokus vetëm gratë dhe të miturit, që kanë kryer vepra penale të lehta. Ka kritere moshën, kriteret e rrezikshmërisë dhe veprën penale. 164 gjithsej në total përfitojnë nga amnistia.

Lefter Maliqi: Ministrja na bëri rezymenë e qeverisë, duke na treguar se po bën punë për këtë gjë. Neve e dimë shumë mirë se kriminelët kanë dalë nga burgjet dhe janë mbushur me njerëz të varfër. Të burgosurit VIP janë liruar, duke përfshirë këtu edhe atë që merreshin me avionët mushkonja të Ramës dhe Tahirit.

Ministrja Gjonaj: Burgjet vuajnë dhe kanë shumë problematika. Edhe punonjës që mund të jenë ndikuar nga presione, mund të kenë shpërdorur detyrën. Por këto problematika nuk kanë lindur tani, por kanë qenë edhe vitet e mëparshme dhe në çdo qeveri. Ndër masat që ka ndërmarrë qeveria, po i lufton këto burokraci me seriozitetin më të madh. Po e përsëris amnistia ka qëllim jo të shpopullojë burgjet por për qëllime humanitare.

Lefter Maliqi: Ministrja po gënjen duke thënë që zyrtar të lartë të shtetit kanë pasur presione, sepse lirimi i bandave nga burgu është me urdhër të kreut të KÇK-së Edi Rama.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All