Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi, njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit tha se nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet duke akuzuar maxhorancën se e ka ndryshuar kodin penal ‘si i do qejfi’.

“Do ishte mirë që amnistia të bëhej para vitit të ri. Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri. E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Do dënoni ‘Zogun e Tiranës’, e keni përdorur për vota”, tha Murrizi duke iu drejtuar deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Emri i Zogut të Tiranës, i cili doli në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore e prokurorisë dëgjohej të fliste edhe për blerje votash, është përmendur edhe në Komisionin e Sigurisë ditën e sotme, ku flitej për amnistinë e qeverisë për të burgosurit. Deputeti Murrizi i cili pas kundërshtive që pati për disa pika të ligjit për amnistin, e ka shoqëruar edhe me ironi ku tha që ky ligj i shërben vetëm “Zogut të Tiranës”.

Ndërkohë duke folur me ironi, ai i kërkoi ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj të thotë kur është tërmeti tjetër.

“Do të vlerësoja shumë nëse je parashikuese. Na thuaj kur do jetë tërmeti tjetër?”, u shpreh Murrizi.

Emri i Zogut të Tiranës, i cili në doli në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore e prokurorisë dëgjohej të fliste edhe për blerje votash, është përmendur edhe në Komisionin e Sigurisë ditën e sotme, ku flitej për amnistinë e qeverisë për të burgosurit. Ka qenë pikërisht deputeti Murrizi i cili pas kundërshtive që pati për disa pika të këtij ligji, duke e shoqëruar edhe me ironi ku tha që ky ligj i shërben vetëm “Zogut të Tiranës”.

Komisioni i Sigurisë miratoi këtë të mërkurë në parim projektligjin për amnistinë i propozuar nga qeveria që u jep mundësinë 164 personave të fitojnë lirinë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All