Dy persona janë gjetur të vdekur ditën e sotme në lagjen Ortakoll në Prizren. Paraprakisht dyshohet se çifti i bashkëshortëve është vrarë me armë zjarri. Ky informacion është bërë i ditur nga Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit Vesel Gashi për gazetën Ekspres.

Mësohet se gruaja është rreth 55-vjeç ndërsa burri rreth të 60-ve. Sipas policisë ngjarja ndodhi në orën 10:25 në rrugën Jusuf Gërvalla. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për ngjarjen.

Flash Lajme

Më të lexuarat