Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës që sapo lamë pas në vend. Sipas IGJEUM, nga mbrëmja deri në mëngjes janë regjistruar 5 lëkundje tërmeti.

Këto të fundit konsiderohen si pas lëkundje të tërmetit të fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Richter.

Lëkundje që tashmë janë pothuaj të përditshme, por për fat me një magnitudë të vogël dhe pa shkaktuar asnjë dëm material.Lëkundja e fundit sipas IGJEUM është ajo e orës 08:07 me epiqendër në Laç dhe me magnitudë 1.8. Lëkundja me magnitudën me të fortë është ajo e shënuar në orën 07:53 te mëngjesit, me epiqendër 4 km në Jug te Lacit dhe me thellësi 25 km. Mbrëmjen e djeshme në Turqi pati një goditje të fortë tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Richter.

Flash Lajme

Më të lexuarat