Kreu i PD Lulzim Basha bëri me dije përmes një deklarate për media se të shtunën selia blu do të mbledhë Këshillin Kombëtar për nisjen e protestave popullore.

Kryedemokrati u prononcua për mediat në dalje të selisë së Partisë Demokratike, ku zhvilloi një mbledhje me aleatët.

“Sot të gjithë e panë se si Rama i hoqi të drejtën për të folur opozitës. Edi Rama ka tani një parlament privat për të shkatërruar interesat personale, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës ku është vendi. Prandaj ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ditën e shtunë do të mbledhim këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore, po kështu do të veprojnë edhe aleatët. Ne do të bëjmë gjithçka për të larguar 1 orë e më parë Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Flash Lajme