Delegimi që Kryeministri Edi Rama bëri me Ministrinë e Jashtme, duke ja kaluar Gent Cakajt, i propozuar për Ministër të Jashtëm, ka ngjallur reagime në arenën politike. Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shkruan në një postim në facebook, se ky akt është në kundërshtim të plotë me kushtetutën.

Më tej, deputetja e LSI-së, thotë se veprimi i Ramës, tregon se është një diktator i sëmurë për pushtet.

Postimi i plotë

Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet! Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten! Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!

Flash Lajme