Në ditën e fundit të tij si Ministër i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, para se ta dorëzonte zyrtarisht detyrën bëri një përmbledhje të arritjeve të bëra gjatë ushtrimit të kësaj detyre prej tij.

Duke falenderuar bashkëpunëtorët, Bushati e mbylli fjalimin e tij me një rrëfim të ish-kolegut të tij dhe Presidentit aktual të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

Bushati: Për një falenderim të fundit do të më ndihmonte një rrëfim personal i ish-kolegut tim të çmuar dhe Presidentit aktual të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, sipas të cilit Ministri i Jashtëm është i munguari i madh: i mungon ekipit të Ministrisë në përditshmërinë e tij; i mungon përditshmërisë politike; dhe i mungon familjes së tij.

Është pikërisht familja, e cila ka vuajtur më shumë e ka falur më lehtë çdo mungesë timen, duke mbështetur rrugëtimin tim. Dëshiroj t’i falenderoj për përkushtimin e tyre gjatë mungesave të mija e t’u kërkoj një falje për fundjavat e humbura në Blackberry dhe Iphone.

Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes.  

Flash Lajme