Pas delegimit të detyrës si ministër i Jashtëm Gent Cakajt nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani theksoi se veprimi i Ramës nuk ishte surprizë, ndërsa shton se ai i delegoi detyrën një zyrtari që nuk i plotëson kushtet kushtetuese.

Sipas Manjanit, kreu i qeverisë në këtë rast shkeli betimin kushtetues, pasi delegoi një detyrë që nuk delegohet.

Reagimi i Manjanit:

Asnjë surprizë!

Delegoi një detyrë Kushtetuese një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë.

Delegoi një detyrë që nuk delegohet sepse, është betuar se do ta ushtrojë dhe jo ta delegojë! Ky quhet shkelje e betimit kushtetues!

Veprimi i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim!

Ata që e bëjnë kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike.

Na flasin dhe për Kushtetutën, pa le! Na hapën barkun!

Flash Lajme