Dy vajza shqiptare janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Angli, duke alarmuar familjarët dhe autoritetet britanike.

Menjëherë familjarët e tyre i janë drejtuar për ndihmë autoriteteve për të gjetur dy vajzat, njëra 17 vjeç dhe tjetra 14 vjeç.

Dy vajzat e zhdukura janë shtetaset; Griselda Dautin, 14 vjeç, e njohur me emrin Risa, dhe Gabriella Shenbitrasi, 17 vjeç, e njohur si Bella.

Zyrtarisht, Policia në Cardiff ka publikuar në Twitter fotografitë e të dy vajzave shqiptare, duke treguar detaje për të dhënat e tyre dhe duke bërë apel për ndihmë, ndaj kujtdo që mund t’i ketë parë apo t’i shohë.

“Nëse i shihni ato, telefononi në numrin 101 ose te numri 004975”- bën thirrje policia për qytetarët britanikë.

Grisilda, ose “Risa’.

Ajo mendohet të jetë në zonën e Londrës dhe besohet të jetë me shoqen e saj Bella.

Mosha : 14

Zhdukur Që nga: 14 janar 2019

Zhdukur ne: Cardiff, South Glamorgan

Gabriella ose ‘Bella’.

Mendohet të jetë në zonën e Londrës dhe besohet të jetë me shoqen e saj Risa.

Mosha: 17

Zhdukur që nga: 04-Jan-2019

Zhdukur ne: Cardiff, South Glamorgan

Flash Lajme