Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu po vazhdon turin e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç takimeve të shpeshta me senatorë dhe kongresmenë, një shtrëngim duarsh mjaft miqësor ka pasur edhe me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Trump.

Gjatë këtij takimi të shkurtër, Mediu dhe Trump Jr, shprehën pikëpamjet e ndërsjellta mbi politikën amerikane dhe rolin e saj kryesisht në rajonin e Ballkanit.

Donald Trump Jr, është aktualisht zv/presidenti ekzekutiv i “Fondacioni Trump”, si dhe ka pasur një rol mjaft aktiv gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, ku babai i tij u shpall president i 45-të i SHBA, si përfaqësues i republikanëve. Mediu ishte në SHBA me rastin e Ditës së Lutjeve.

 

Flash Lajme