Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka shkuar në selinë e PD-së ku është takuar me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën.

Takimi vjen pas vendimit të marrë nga grupi parlamentar i PD-së për të djegur mandatet në Kuvend, me qëllim dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie tranzitore.

“Kam qenë shumë i qartë… eshtë e nevojshme që të diskutohet. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme ne presim të mos ketë dhunë dhe të ndiqen proceset demokratike”, u shpreh ai pas takimit.

Më herët, në takim me Bashën ishte ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz.

(10:00)

Pak ditë pas vendimit të Partisë Demokratike për djegien e mandateve në Kuvend, situata vijon të jetë e nxehtë dhe dinamike.

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schütz, i është drejtuar sot zyrës së Lulzim Bashës ku po zhvillon një takim me të.

Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë vendimi i opozitës për lënien e mandateve, ku sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.

Kujtojmë që dje kryedemokrati priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.

Flash Lajme