Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në në aksin Tepelenë – Krahës, ku një autobus i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”. Ende nuk dihet për të lënduar.

Ndërkohë ambulance dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga aksidenti një grua ndërroi jetë. Ajo udhëtonte me bashkëshortin e saj në një automjet tip Volkswagen, kur janë përplasur me një autobus me targa të Elbasanit, që ishte duke shkuar në drejtim të Sarandës.

Përplasja ka rezultuar fatale për gruan, e cila ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Flash Lajme