Kryetarja e LSI-së nga Real Story ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta ku ka theksuar se opozita e bashkuar ka marrë vendin e saj dhe se nuk gjykojnë asgjë në lidhje me deklaratat e kreut të shtetit.


“Ne si opozitë kemi marrë vendimin tonë dhe nuk gjykojmë deklaratat e presidentit, koha e kompromiseve për të mbajtur një stabilitet fiktiv ka mbaruar. Ky stabilitet që na ofron presidenti është fiktiv për të nxjerre nga kriza që është edi rama me popullin. Ne nuk jemi në politike që ti ofrojmë stabilitet krimit të orgainizuar por për ta destabilizuar atë.”

Ndër të tjera në fjalën e saj zonja Kryemadhi është shprehur se presidentin Meta e ka sulmuar ajo më shumë se të gjithë, ku ka theksuar ndër të tjera se e vetmja që mund të zgjidhë një gjëndje në të cilën ndodhet vendi është PS-ja.

“Roli i tij nuk mund të jetë që të realizojë stabilitet, ai e provoi njëherë në 2017. As ndërkombëtarët nuk e zgjidhin dot një gjë të tillë vëtëm, Partia Socialiste e zgjidh një gjëndje të tillë.”

Flash Lajme