Debate pati sot në Komisionin e Sigurisë ku u diskutua lidhur me Vetingun në Polici.

Deputeti i PS Pjerin Ndreu kërkoi që Garda e Republikës të përjashtohej nga vettingu, por komisioni vendosi që vetëm krerët e saj do të vetohen nga Komisioni i Jashtëm, dhe pjesa tjetër nga SHÇBA-ja.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se afati kohor i vendosur në ligjin aktual për përfundimin e këtij procesi nuk është i realizueshëm. Ai shpalosi në komisionin e Sigurisë ndryshimet e propozuara ne ligjin e Vetingut në Policinë e Shtetit.

“Nga Komisioni i Jashtëm i Vettingut dhe nga SHÇBA do të vetohen trupat drejtuese të Policisë së Shtetit, nga Komisariati tek Drejtoria e Përgjithshme, rreth 300 drejtues, kurse pjesa tjetër do të kryhet nga SHCBA”, deklaroi ministri.

Kujtojmë që rreth 13 mijë efektivë të Policisë së Shtetit do të kalojnë në vetting nga Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat.

Flash Lajme