Familja shqiptare Bulica, e cila që nga Dhjetori i vitit 2016 është vendosur në Frontenay-Rohan-Rohan, Francë, po përballet me kërkesën për dëbim. Por një ditë më parë avokati i familjes ka kundërshtuar këtë kërkesëë për dëbim në Gjykatën Administrative të Poitiers.

Natanael Ormillien ka këmbëngulur para trupit gjykues duke kërkuar që të hidhet poshtë vendimi i lëshuar nga Prefektura Deux-Sevres, e cila më datë 12 dhjetor 2018 kishte lëshuar kërkesën ndaj familjes shqiptare për të lënë territorin francez.

“Unë shpjegova se çfarë është integrimi në komunitet”, thotë avokati, i cili kujtoi se babai i familjes, Petriti gjithmonë kishte punuar në një kompani në Saint-Gelais. Petriti bashkë me gruan e tij Kujtime dhe tre fëmijë, dy prej të cilëve janë në shkollë dhe fëmija më i vogli i familjes ka lindur në Francë, jetojnë ende në një qendër strehimi në Frontenay-Rohan-Rohan, e vënë në dispozicion nga ana e komunës. Që nga vera e vitit 2018, kur familjes iu refuzua kërkesa për azil, ka qenë vetëm komuna që e ka mbështetur.

Në atë kohë shumë shoqata, zyrtarë dhe individë u mobilizuan në mbështetje të familjes shqiptare duke kundërshtuar kërkesën e Prefekturës për depërtim. De më 26 Mars, 2019, avokati i familjes shqiptare ishte në seancën e parë e cila zgjati një orë e gjysmë, ku familja Bulica dhe mbështetësit e saj nuk ishin të pranishëm. Madje kjo seancë ishte mbajtur edhe larg syrit të medias. /abcnews.al/

Flash Lajme