Një aksion për goditjen e një grupi që merrej me shpërndarjen e kokainës është finalizuar nga policia e Tiranës në bashkëpunim me blutë e Elbasanit.
Sakaq, në pranga ka rënë Klajdi Gjeci, i cili njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe pjesëtar i bandës së tij.
Por, në pranga kanë rënë dhe një djalë tjetër si dhe tre vajza të cilët shpërndanin drogë në zonën e Tiranës së Re, Stadiumi Dinamo dhe ish-Bllok. Ndër të tjera mësohet se të arrestuarit e Tiranës, bashkëpunonin me grupin prej 10 personash të cilët u arrestuan gjatë ditës së sotme në një operacion paralele me policinë e Elbasanit.10 persona u vunë në pranga në qytetin e Elbasanit, të cilët dyshohen si pjesëtarë të grupit kriminal Çapja.
