Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Digjen dy makina pranë Policisë së Elbasanit

Dy makina janë djegur gjatë natës në afërsi të Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur plotësisht automjeti tip “Volswagen” në pronësi H.

Hasekiu, kurse mjetit tjetër i djegur është në pronësi të B. Hoxhës.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset që bënë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve. Me anë të kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia arriti të identifikojë autorin, i cili është shpallur në kërkim.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka marrë në pyetje pronarët e automjeteve, por identifikimi i autorit duket se do ta zbardhë shpejt ngjarjen.

Flash Lajme