Banorët e zonës së Kaçinarit në Mirditë protestojnë sot kundër ndërtimit të katër heceve, pasi sipas tyre dëmtohet bujqësia dhe groturizmi.  Ata janë shprehur shumë ashpër në lidhje me ndërtimin këtyre heceve duke paralajmëruar përplasje fizike dhe zhvillimin e një proteste akoma më të madhe në qytetin e Mirditës.

“7 katune do të mbeten, pa ujë. Jemi kundra kësaj masakre. Fshati Kaçinar ka qenë më i madhi në zonën e Mirditës. Na kanë marrë bjeshkët, na kanë marrë mineralet. Tani duan të na marrin dhe ujin, po kërkojnë të shpopullojnë zonën. Ne jetojmë me bujqësinë. Mos boni vaki të ndërhyni në zonën e Kaçinarit. Do të marrim  masa për këtë gjë. Do të degjenerojë dhe në përplasje fizike. Pa ujë s’ka jetë, ne nuk do lejojmë këtë gjë se kërkojnë të na marrin jetën”, u shpreh një protestues.

Ndërkohë, një nga banorët e zonës që po proteston, është shprehur se po të jetë e nevojshme do ta mbrojnë zonën dhe me kanun.

“Edhe me kanun uji dhe natyra nuk duhet të preket. Enver Hoxha na mori ujin dhe tokat, po përsëritet e njëjta gjë”, u shpreh banori.

Flash Lajme