Parlamenti i Shqipërisë ka 2 grupe të reja parlamentare.

“Grupi Parlamentar Demokratik” duket se parashikon shndërrimin në një forcë të re politike të djathtë. Po duket një alternative e djathtë politike në horizont?

Opozita e re zyrtarizoi të premten (19.04.2019) në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të Parlamentit shqiptar me 102 deputetë. Sipas Kushtetutës duhen 140 deputetë pjesëmarrës në Kuvend. Njëri grup quhet ”Grupi Parlamentar Demokratik” dhe drejtohet nga deputetja e Partisë Demokratike, (PD) Rudina Hajdari, e cila refuzoi vendimin e PD, në shkurtin e kaluar, për të hequr dorë nga mandati i saj parlamentar. Në këtë grup bën pjesë edhe deputeti i PD, Myslim Murrizi, që si Hajdari refuzoi të njëjtin vendim si edhe 6 deputetë që morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej listës së kandidatëve për deputetë të PD, në zgjedhjet parlamentare 2017. Grupi tjetër parlamentar opozitar, i quajtur “Grupi i Pavarur” është formuar nga deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, po nga listat e kandidatëve për deputetë dhe përbëhet po nga 8 deputetë.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokratik, deputetja e PD, Rudina Hajdari dha të premten detaje për orientimin e grupit dhe synimet e tij. “Grupi Parlamentar Demokratik është formuar në përputhje të plotë me Rregullat e Procedurës së Parlamentit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ky grup formohet sipas një orientimi të djathtë politik që synon zgjidhjen e krizës politike përmes reformimit të sistemit elektoral politik; përfaqësimin e vërtetë dhe integritetin e demokratëve, të opozitës së qytetarëve në Parlament; integrimin e Shqipërisë në BE” theksoi kryetarja e grupit, Rudina Hajdari. Por po kaq e rëndësishme sa synimet e grupit duket edhe ideja e një alternative të re politike të djathtë. Rudina Hajdari e artikuloi mjaft qartë kur theksoi se „grupi i saj parlamentar po ecën drejt shndrrimit në një forcë të re politike”.

Situata politike – në favor të lindjes së alternativës së re opozitare

Flash Lajme