Ministria e Arsimit zbardh udhëzimin për pranimin e maturantëve në universitet. Raundet e aplikimit dhe kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat që aspiron të shkojë në shkollë të lartë

Enida Vërça

Ministria e Arsimit ka përcaktuar procedurën e aplikimit dhe regjistrimit të studenteve në universitet. Me një udhëzimi MASR i njeh maturantët me proceduat e regjistrimit në universitet. Udhëzimi përcakton edhe datën e nisjes së garës dhe shpalljen e fituesve ia lë në dorë Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Rrjetit Akademik Shqiptar. “a. Procesin e regjistrimit dhe administrimit të rezultateve të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë të maturantëve/kandidatëve, që kanë plotësuar formularin e aplikimit Ai ose AlZ në Portalin Matura Shtetërore Online; b. ndërveprimin me portalin U-Albania nëpërmjet përcjelljes në RASH të bazës së plotë të të dhënave të maturanteve/kandidatëve aplikues me formularët Al/ A1Z; c. prodhimin e certifikatës së maturës shtetërore”, thuhet në këtë udhëzim.

Kushtet për aplikimit

Janë katër kritere që çdo kandidat për në IAL duhet të plotësojë përpara se t’i futet procesit të aplikimit. Përfundimi me sukses i gjimnazit, vërtetuar me diplomën e maturës, është kushti i parë. Nota mesatare e barabartë ose më e lartë se 6.5 për programet e përgjithshme, mbi 7.5 për mësuesit dhe më e lartë për disa degë të mësuesisë, përbën një tjetër kusht aplikimi. Po ashtu, një kandidat që i futet garës nuk duhet të rezultojë i regjistruar në një tjetër program studimi, duke qenë se as sistemi nuk e lejon. Përjashtim bëjnë vetëm nxënësit dhe studentët e shkëlqyer. “a. Procesin e përzgjedhjes nga maturantët/kandidatët të preferencave në programet e studimit të ciklit të parë të studimeve dhe/ose programeve të studimeve me karakter profesional dhe/ose programeve të integruara të studimeve të ciklit të dyte, me kohë të plotë, të shpallura nga IAL-të (publike dhe jopublike). b. Përcjelljen IAL-ve të bazës së plotë të të dhënave të maturantëve/kandidatëve, që kanë përzgjedhur programet e studimit që këto IAL ofrojnë. c. Procesin e shpalljes së listave renditëse të kandidatëve në rang kombëtar sipas renditjes dhe përllogaritjes se pikëve nga IAL-të. d. Procesin e regjistrimit dhe të çregjistrimit të studentëve në IAL publike dhe jopublike për ciklin e parë të studimeve dhe/ose programeve të studimeve me karakter profesional dhe/ose programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, të shpallura nga IAL-te (publike dhe jopublike). e. Sinkronizimin e regjistrimeve sipas çdo IAL-je në rang kombëtar dhe lëvizjen e vijës së kuqe. f. Dhënien online të informacioneve të nevojshme për maturantët/kandidatët për ndjekjen në mënyrë dinamike, përgjatë raundit të parë dhe raundit të dytë, të procesit të shpalljes se fituesve”, thuhet në udhëzimin e ministrisë.

Raundet

Ashtu si vitet e kaluara, do të jenë tre raunde aplikimi. I pari do të ketë 7 faza 48-orëshe, ku secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në një ose disa programe studimi të përzgjedhura në formularin e aplikimit. “Në periudhën e caktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH, për çdo vit akademik, do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/AlZ dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a. nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; b. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues; c. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; d. janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, thuhet mes të tjerash në udhëzim. Po ashtu nëse korrespondon merita me dëshirën e tij duhet të paraqitet në fakultet për të bërë regjistrimin në fazën përkatëse. Zhvendosja e vizës së kuqe do të bëhet shtatë herë duke shpallur fitues të rinj. Në degët ku nuk ka më kandidatë në pritje, lista rikthehet edhe njëherë nga fillimi. Ndryshe nga i pari, raundi i dytë ndahet në 5 faza, ndërsa i treti në tre faza 48-orëshe. Në përfundim të garës, nëse ka ende kuota bosh, MAS iu lë dorë të lirë universiteteve të regjistrojnë studentë të rinj. Mjafton që ata të kenë aplikuar. Në këtë pikë duhet pasur kujdes. Kandidatët duhet të tregohen vigjilentë, duke aplikuar në degë që i dëshirojnë, por edhe meritojnë.

Flash Lajme