Maqedoni

Colors: Purple Color

Me qëllim të hartimit të platformës sa më dobi prurëse për të gjithë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela bashkë me sekretarin gjeneral të ASh-së, Arben Taravari, kryetarin e FRASH-it Omer Ajdini kryetarin e departamentit për punë dhe politikë sociale Agron Rrustemi dhe anëtaren e këtij departamenti Afërdita Mislimi Hamza realizuan takim me përfaqësuesit e lëvizjes kundër handikapit Polio Plus dhe organizatës jo qeveritare Westminster Foundation for Democracy.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me drejtorin e operatorit të përzgjedhur ekonomik SHA GA-MA z. Radko Manov, startuan procesin e punës për gasifikimin e dy objekteve të para në territorin e Komunës së Çairit, edhe atë objektit “Fjollat” të Kopshtit për fëmijë “Borëbardha” dhe Shkollës Fillore “Ismail Qemali”.

Aktivisti i shoqërisë civile, Sefer Selimi ka komentuar përplasjet e fundit midis PDSH-së dhe Alternativës, dy partitë që janë pjesë e pushtetit.

“Paradoksi i përplasjes PDSH vs. Alternativa: Të dyja janë në qeveri dhe të dyja kanë qejf të paraqiten si opozitë.

Flash Lajme