Maqedoni

Colors: Purple Color

I dënuari për rastin “Lagja e trimave”, Shefqet Hallaqi ka komunikuar nga qelia e burgut përmes celularit me ish prokuroren speciale Fatime Fetai me 19 qershor te këtij viti. Prokurorja Fetai në seancën e sotme të rastit “Monstra” dorëzoi dosjen tek trupi gjykues, të cilën Hallaqi përmes aplikacionit whats up i kishte dërguar disa biseda të përgjuara telefonike që kanë të bëjnë me rastin Monstra.

Televizioni 7 nga sot ka filluar që të transmetohet edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. T7 mund ta gjeni në platformën e Telekom-it në numër 172, e cila mbulon mbi 35% të territorit të Maqedonisë, si dhe në rrjetin kabllor “Signal Net” në numër 16, e cila mbulon pjesën dërmuese të Komunës së Kumanovës dhe Komunës së Likovës.

Me rastin e 25 vjetorit të Universitetit të Tetovës, Posta e Maqedonisë së Veriut e ka lëshuar në qarkullim pullën postare 25 Vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës”. Përmes pullës postare, promovohet historiku, veprimtaria e bujshme arsimore shkencore dhe roli i jashtëzakonshëm i Universitetit të Tetovës në proceset gjithëkombëtare.

Partia e Ali Ahmetit ka deponuar rreth 5 mijë amendamente kundër propozimit për ndryshimin e kodit zgjedhor me çka kërkohet që të implementohet modeli me një njësi zgjedhore. Deputeti Grubi tha se nuk guxojnë të bëhen ndryshime të njëanshme disa muaj para zgjedhjeve dhe pa pasur analiza të detajuara për çfarëdo modeli.

Flash Lajme