Maqedoni

Colors: Purple Color

VMRO-DPMNE-ja sot ka shpallur thirrje publike për zgjedhjen e kandidatit presidencial nga kjo parti.

Në bazë të Vendimit të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së të miratuar në seancën e fundit të mbajtur më 22 dhjetor 2018, dhe në bazë të nenit 17 pika e) nga Statuti i VMRO-DPMNE-së, sot ne shpallim Thirrje Publike për paraqitje të kandidaturës në Konventën e VMRO-DPMNE-së për përzgjedhja e kandidatit për President të Republikës së Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale 2019.

Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë më 15 janar, por tani kundër 18 personave. Gjykimi për “të enjten e përgjakshme” filloi në gusht të vitit të kaluar kundër 33 personave për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti në dhjetor të 2018 u amnistuan 15 të akuzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga figurat më markante të shoqërisē shqiptare në tre dekadat e fundit, Ali Ahmeti, sot mbush plot 60 vjeç. Ali Ahmeti ka drejtuar Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe bashkëdrejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kurse në dy dekadat e fundit udhëheq popullin shqiptar të Maqedonisë duke drejtuar partinë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka lindur në Zajaz të Kërçovës më 4 janar të vitit 1959.

Flash Lajme