Gjykata e Apelit edhe për herë të dytë i ka refuzuar paditë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakut të tij, Musa Xhaferi për shpifje kundër ish agjentit, Sllobodan Bogoevski, i cili përpara Gjykatës së Amerikës ka dëshmuar se ata të dy kanë marrë ryshfet nga dy e gjysmë milionë euro çdonjëri prej tyre, që të anulohet ardhja e operatorit të tretë mobil në tregun e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në vendimin që sot është publikuar nga Gjykata e Apelit, thuhet se paditësit Ahmeti dhe Xhaferi nuk kanë të drejtë as për dëmshpërblim material. Ky këshill anonim prej gjykatësve, të cilët kanë refuzuar t’i tregojnë emrat e tyre, kanë vendosur për herë të dytë, edhe atë pas ankesës të të paditurit, Bogoevski.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë, Prokuroria Publike kah mesi i vitit 2015-të hapi hetim pasi u publikua dëshmia e ish drejtorit të DSK-së, Slobodan Bogoevski para Gjykatës së Qarkut në Nju Jork, ku ai pohon se ish drejtorët e “Magjar Telekom” i kanë dhënë 2,5 milionë euro ish kryeministrit Vllado Buçkovski dhe zyrtarëve të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, që mos të hyjë ndonjë operator tjerë i telekomunikimit në Maqedoni.

PSP ka hapur parahetim për Ahmetin, Buçkovskin dhe Xhaferin dhe fati i lëndës do të dihet pasi që të zgjidhet statusi i PSP-së.

Flash Lajme