Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në intervistën në TV Sitel ka folur edhe për nënkryetarin e BDI-së, Sadulla Duraku, i cili nga posti i ministrit të ekologjisë kalon në postin e ministrit të Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike.

Ai ka komentuar zërat se përse nuk u largua ai nga kabineti i tij.
“Përmes bisedimeve kemi zgjedhur punët, presione nuk ka dhe se mirëbesimi është shumë i madh. Vendimi ishte i përbashkët që zotëri Sadulla Duraku ta lëshojë ekologjinë. Ai është figurë e lartë politike në BDI, përgjegjësia në një shoqëri është e të gjithve”, theksoi Zaev. Sipas tij, kjo ministri e re nënkupton mjaft më Marrëveshja e Ohrit, maqedonasit, shqiptarët,etj. Ai tha se me këtë ministri të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe se do të ketë hapësirë edhe për komunitetet e tjera. (INA)

Flash Lajme