Është ngritur akuzë kundër gjykatësit Vlladimir Pançevski për kurdisjen e lëndëve gjyqësore derisa ai ishte kryetarë i Gjykatës Penale. Prokuroria njoftoi se hetimi ka treguar se Pançevski ka dhënë direktiva cila lëndë te cili gjykatës të ndahet.

Ka intervenuar në raste të Prokurorisë së rregullt, të Prokurorisë për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por edhe ka vendosur cili gjykatës për dy aktakuzat e Prokurorisë Speciale. Pançevski ka ndarë lëndët në dorë në vend se me sistemin elektronik AKMIS nga viti 2013 deri në vitin 2016. /Alsat-M

Flash Lajme