Kyeministri Zoran Zaev ka reaguar ndaj komentit të kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sipas të cilit Zaev i ka bërë presion që të ndikonte në disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor për largimin e një kryetari të gjykatës, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Unë kam biseduar me Bexhetin për spekulimet në publik se dikush po mbron Jovo Vangelovskin në Këshillin Gjyqësor. Unë u interesova nëse ekzistonte e vërteta në këtë dhe i thashë që një sjellje e tillë nuk është mençur, nëse ekziston. Të gjithë duhet të jenë përgjegjës me ligj, pavarësisht nga funksioni që kryejnë. Unë ia thashë Bexhetit, e them publikisht – ka shkruar Zaev në Facebook. (INA)

Flash Lajme