Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, në rrjetin social Facebook ka komentuar 18 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Deputeti Zendeli thotë se shumë pak është bërë nga ajo marrëveshje për të drejtat e shqiptarëve dhe avancimin e tyre.

Më tej Zendeli shton se shqiptarët kryesisht e përkrahën MKO, duke pasur parasysh nënshkruesit e saj dhe bartësit e konfliktit të armatosur të vitit 2001.

Ja postimi i plotë i deputetit Fadil Zendeli;

“Thelbi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ishte rruajtja e Maqedonisë si shtet unitar për maqedonasit si koncept i ndërtimit të shtetit.
Shqiptarët duhej të përfitoinin decentralizimin ( në esencë është përfitim për të gjithë qytetarët dhe etnikumet e vendit),
votimin e dyfishtë ( Badinter) për çështjet gjuhësore dhe kulturore të shqiptarëve,
gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare,
përfaqësimin e drejtë në institucione publike për të gjitha komunitetet,
Në opinion ka dilema të mëdha se a është realizuar apo jo tërësisht MKO dhe fryma e saj. Vlerësimet profesionale dhe të analistëve flasin se dokumenti që parandaloi konfliktin e asaj kohe nuk ka arritur që të mbyllë çështjet për të cilat nuk kanë rënë dakord dy etnitë më të mëdha, në distancën pas shumë vitesh e ka humbur peshën dhe rëndësinë e saj .
Shqiptarët kryesisht e përkrahën MKO, duke pasur parasysh nënshkruesit e saj dhe bartësit e konfliktit të armatosur të vitit 2001.
Institucionet publike, politika maqedonase, elita intelektuale maqedonase ishin refuzues ndaj MKO dhe veçanarisht refuzues ndaj implementimit të saj.
Në vitet pasuese implementimi I MKO zvarritej nga institucionet publike dhe faktori maqedonas. Politika maqedonase ndërtoi strategji të qartë të zvaritjes dhe cungimit të detyrimeve bazë të MKO, ndërsa në publik dhe para institucioneve ndërkombëtare thireshin në implementimin e saj.
Politika shqiptare në pushtet (kryesisht BDI) me “gojën plotë “ për MKO, mirëpo, shumë të zbehtë në politikat institucionale dhe implementimin e MKO.
Rezultatet e MKO pas 18 viteve:

Për maqedonasit:
Shtet unitar maqedonas dhe ideologji maqedonase në ndërtimin në konceptin e shtetit dhe pushtetit,
Votim të dyfishtë ( badinter për maqedopnasit) në komuna, me qëllim të pengimit të ushtrimit të plotë të kompetencave të komunave ( me shumicë shqiptare) në fushën gjuhësore dhe kulturore.
Për shqiptarët:
Decentralizim të kufizuar dhe me një process decentralizimi tani një dekadë të ngecur,
Gjuha shqipe zyrtare me gjithë avansimin ( juridik) ngec shumë në procesin e impementimit në institucionet publike,
Votim të dyfishtë në parlament që nuk I dha rezultatet e prituara, për shkak paaftësisë dhe korrupcionit të përfaqësusesve shqiptarë në pushtet( kryesisht BDI),
Përfaqësimi I barabartë etnik në institucione publike nuk është në përputhje me përqindjen e shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera. Mos flasim për përfaqësim cilësorë në institucionet më të larta të administrates publike, gjyqësorit, institucioneve të pavarura, etj. ( faji është kryesisht te pushtetarët shiptarë, BDI).
Përfundimi:
MKO u zbeh, i deformuar dhe si i tillë është i pamjaftueshëm për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Maqedoni.
BDI që më së shumti thiret në MKO është devalvuesi dhe pengesa kryesore në implementimin e saj,
Maqedonia ka nevojë për ndryshime politike dhe institucionale, e cila do ta largonte sistemin e vjetër jo funksional me një koncept të ri demokratik dhe të balansuar etnik.
Për këtë duhen politika të reja dhe nënkuptohet njërëz të ri dhe struktura të reja politike.”

Flash Lajme