Jo zyrtarisht siç mëson Alsat janë arrestuar edhe 3 persona tjerë, në mesin e tyre janë edhe dy politikanë lidhur me rastin “Reket”.

Policia javë më parë ka bastisur banesën e kryeprokurores së dorëhequr, Katica Janeva, të cilës i është marr celulari për shkak të dyshimeve për lidhshmëri mes drejtuesin e televizionit 1 TV, Bojan Jovanovski dhe një afaristi tjerë, Zoran Milevski, të cilët janë paraburgosur pas denoncimeve se kanë marrë 1.5 milion euro nga një afarist Orce Kamçev, duke i premtuar masa lehtësuese, apo edhe lirim nga akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohen kundër tij.

Katica Janeva, në postin e prokurores speciale ishte emëruar më 15 shtator të vitit 2015, me mbështetje edhe të opozitës, ndërsa qëllimi kryesor i punës së saj ishte hetimi i aferës së përgjimeve, që ishte publikuar në shkurt të 2015-ës nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale ka ngritur 17 padi penale kundër 94 personave, përfshirë edhe ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari, për t’i ikur vuajtjes së dënimit prej dy vjet burgim.

Flash Lajme