Gjatë mbrëmjes para Gjykatës Penale në Shkup ka arritur vetura e Ndihmës së Shpejtë.

Në këto momente kryeprokurorja Katica Janeva është në godinën Gjykatës Penale ku pritet që gjykatësi i procedurës paraprake të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për paraburgimin e saj.

Ende nuk ka informacione se për çfarë arsye ka ardhur vetura e ndihmës së Shpejtë. Pasditen e sotme policia ka arrestuar Janevën dhe ka bastisur shtëpinë e saj. Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgimin e saj për shkak se ajo dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtarenë rastin “Zhvatja”. Kujtojmë se mëngjesin e sotëm para se të arrestohej Janeva, në Gjevegjeli ka ndërruar jetë nëna e saj.

Flash Lajme