LSDM përmes një komunikate ka theksuar se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë pa sukses ka luftuar për të shpëtuar krimin e regjimit të kaluar. “Sot të gjithë qytetarët prisnin marrëveshje në interes të shtetit të së drejtës, por Mickoski në takimin e mbrëmshëm të liderëve në mënyrë të pakuptimtë dhe me stil gruevist mbronte krimin e regjimit, duke kërkuar që të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale të shuhen”, nënvizon LSDM.

Sipas kësaj partiake, ekipi i udhëhequr nga Zoran Zaev ka ofruar formimin e një institucioni të ri të prokurorisë, që do të ndiqte korrupsionin e lartë edhe për të gjitha rastet e reja. Në krye të këtij institucioni është ofruar që të jetë një kandidat i përzgjedhur nga VMRO-DPMNE, por kjo është refuzuar. (INA)

Flash Lajme