BE-ja duhet ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut për shkak të Marrëveshjes së Prespës, e cila ishte shumë rëndë që të arrihet, deklaroi në Beograd ish përfaqësuesja e lartë e Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Ketrin Eshton, duke shtuar se pikërisht në këtë qëndron vlera e BE-së.

“E di se dëshironi perspektivë të qartë evropiane dhe kornizë kohore. Në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit punoni për veten dhe unë jam e bindur se e ardhmja juaj është në BE dhe mezi e pres atë ditë”, porositi Eshton në panelin e sotëm të Forumit të Sigurisë në Beograd (FSB), i titulluar “Zgjidhje të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”. Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, shumica e pjesëmarrësve në panelin i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të mos e anulojë vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke paralajmëruar se anulimi i ri do të dërgojë sinjal të keq për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Flash Lajme