Pasi Maqedonia nuk arriti të marr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në për integrim, gjërat në vend nuk janë njësoj më. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët kishte thënë se do të shkatërrohet qeveria nëse nuk arrihet qëllimi me nisjen e rrugëtimit për integrim në BE.

Ashtu ndodhi, Maqedonia nuk e nisi rrugëtimin dhe tani është Qeveria e Maqedonisë në rrezik. Për këtë nga Qeveria kanë thënë se janë duke u bërë konsultimet e nevojshme në disa nivele të pushtetit dhe do të merret një vendim, sa më shpejt të jetë e mundshme.
“Kryeministri është kthyer, dhe janë duke u bërë konsultimet e brendshme në disa nivele të Qeverisë” thonë nga shërbimi për media. Pritet të shihet se si do të jetë lëvizja e qeverisë por tanimë dihet se presidenti Stevo Pendarovski ka thirrur takim me faktorin politik në Maqedoni.

Flash Lajme