Spitali i Qytetit është ndotësi kryesor në qytetin e Kumanovës. Shkaktari i ndotjes është ngrohja me mazut, që ndikon tejmase në ndotjen e ajrit, raporton Alsat-M.

Ky sistem i kaldajave të vjetra gjysmë shekulli shpenzon rreth 50 mijë euro mazut për një sezon dimëror.

Ndërsa, dëmet më të mëdha sipas ambientalistëve shkaktohen me ndotjen e ajrit. Madje në raportin e fundit të “UNECE” theksohej se ndotja kontribuon në 3.000 vdekje të parakohshme në vit në vendin tonë. Qytetarët ankohen nga gjendja, duke theksuar se ndotja enorme u shkakton probleme të shumta shëndetësore./Alsat-M

Flash Lajme