Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se kanë sulmuar tre shtetas kosovarë në parkun e qytetit në afërsi të arenës “Todor Proevski”, ku edhe u zhvillua ndeshja e xhiros së 16-të, të LPFM-së, në të cilën u përballën Vardari dhe Shkëndija e në të cilin u dëgjuan edhe korre raciste ndaj shqiptarëve nga ana e dy tifo grupeve “Komitët” dhe “Vojovodët”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas ngjarjes në parkun e qytetit janë arrestuar dy persona. “Në stacionin policorë në Kisella Vodë janë arrestuar S.L (21) dhe D.M poashtu 21 vjeçar, të dytë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 15:10 në parkun e qytetit kanë sulmuar fizikisht E.K (24 vjet) , L.K (19 vjet) dhe M.B (18 vjet) të gjithë nga Kosova. Për këtë është njoftuar edhe prokurori publik”, thonë nga MPB, për TV21.

Flash Lajme

Më të lexuarat