Tre shqiptarë nga Kosova janë rrahur egërsisht nga maqedonasit në Shkup. Ata u sulmuan befasisht nga tifozët “Komiti” të klubit futbollistik “Vardari”, teksa po e vizitonin kryeqytetin e shtetit fqinj, njofton Klan Kosova.

Një nga të rinjtë që pësuan tha se pasi që i kanë hetuar se po flisnin shqip, grupet janë organizuar dhe i kanë rrethuar, duke i rrahur më pas. Por në këtë ngjarje fatmirësisht ka qëlluar një polic shqiptar, i cili ka qenë jashtë orarit të punës. Por ai në një moment ka nxjerrë pistoletën dhe se grupet e “komitëve” janë larguar. Ja rrëfimi:

Flash Lajme