Nuk është koha për zgjedhje të reja, por për pastrimin e gjithë partive

Urim SALIHU
Koha nuk është për zgjedhje, por për pastrimin e disa figurave që janë në skenën politike dhe ky pastrim duhet të ndodhë te të gjithë subjektet duke filluar nga BDI më shumë nga të gjitha dhe është fiks momenti që të fillojë me zëvendësimin e disa figurave kyce në parti dhe zëvendësimin e tyre me njerëz të rinj, pra me njerëzit e 20 viteve të ardhshme që kanë tjetër mentalitet dhe ka shumë prej të rinjve që mund të zëvendësojnë politikisht këdo.

Koha nuk është për zgjedhje sepse nuk ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme politike përvec rrugës së humbur të opozitës maqedonase që nuk dha sinjale se është politika e re.Mbeti në të shkuarën dhe lideri i ri që mbase 2020-tën nuk do ta arrijë në postin e VMRO-së , nuk reflektoi sidomos në një situatë kritike rreth ndryshimeve kushtetuese dhe ceshtjë tjera thelbësore për vendin

Koha është që edhe opozita shqiptare të fillojë pastrimin e dështakëve dhe figurave të konsumuara që nuk kanë ndonjë peshë në elektorat dhe janë vetëm numra .Ata duhet ti ofrojnë të papërcaktuarit dhe të rinjtë.
Koha është që opozita shqiptare të bashkohet dhe nëse këtë se bën tani Sela dhe Kasami, këta parti do të shuhen së shpejti sepse njerëzit nuk kanë më kohë të presin , aq më shumë kur ata tashmë të zgjënjyer nga politika , po ikin dhe s’mendojnë më për gjë tjetër.Pra të zhgënjyer nga qeveria, por të painteresuar për politikën në tërrësi.

Koha për zgjedhje nuk është tani sepse kjo i konvenon më shumë partive në pushtet ,BDI-së dhe LSDM-së.
BDI-së i konvenojnë zgjedhjet tani sepse pjesa e mbetur këtu është vetëm administrata dhe ata dihet të kujt votues janë dhe këtu bën diferencën ndërsa të zhgënjyerit kanë ikur jashtë që edhe po të duan ta dënojnë partinë qeveritare, ata nuk ndodhen këtu.