Analisti i pavarur deri më tani, Arsim Sinani është gati të radhitet në Lëvizjen BESA të Bilall Kasamit. Ai është edhe koordinator i takimeve mes Bilall Kasamit me krerët politik të Shqipërisë, ku sot është parë edhe në takim mes Bilall Kasamit dhe Sali Berishës.

Sinani ka realizuar edhe tribuna shkencore ku në epiqendër ka qenë Bilall Kasami, ai gjithashtu është parë disa herë edhe afër kryetarit të Zhelinës i cili i takon partisë së Bilall Kasamit. Sinani në kohën e fundit është edhe analisti që godet më së shumti politikat e BDI-së që mund të përputhet edhe me radhitjen e tij në partinë e Kasamit.

Deri më tani ai nuk ka potencuar se do të merret me politikë. apo do të aterojë në ndonjë parti politike, por sipas asaj që përfolët ai vetëm se nuk e ka zyrtarizuar kalimin e tij në Lëvizjen BESA me vulë të Bilall Kasamit.

Ndryshe në Kosovë shumë analist dhe gazetarë u bashkëngjiten në shumë parti poltike ku edhe disa patën fatin të bëhen deputet e disa në poste tjera, nuk dihet nëse në të ardhmen edhe në Maqedoni do të nis një garë se cila parti do të grumbullojë më shumë analist dhe gazetarë në parti./TS/

Flash Lajme