“Të arrestohet një deputet i opozitës dhe të kërkohet marrje e imunitetit të tij që të dërgohet në paraburgim është praktik e cila nuk njihet në Evropën demokratike, por në vendet e okupuara nga kartelet kriminele.

Hyrja e sotme në shtëpinë e deputetit Lupço Dimovski nuk është asnjë përveç tentimit për presion politik dhe keqpërdorim i institucioneve për shpagim llogarish me të gjithë ato që nuk dakordohen dhe u kundërvihen politikave anti shtetërore të Zoran Zaevit”, theksoi Nevenka Stamenkovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Sipas saj, thirrja e tij sot është hakmarrje klasike dhe akt me të cilin duhej të frikësohen të gjithë që mendojnë ndryshe nga Zoran Zaevi.

“VMRO-DPMNE dhe deputetët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” ashpër e dënojnë hyrjen e sotëm në shtëpinë e kolegut tonë Lupço Dimovski dhe kërkon që pushteti ta ndërpres përndjekjen politike. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” kërkojnë që qeveria të heq dorë nga qëllimi për marrjen e imunitetit kolegut tonë Lupço Dimovski. Përndjekja politike ndaj ish ministrave të bujqësisë tregon se Zoran Zaevi dhe karteli kriminel janë në panik”,Nevenka Stamenkovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Flash Lajme