Sot Komuniteti Hebraik shënoi 76 vjetorin e deportimi dhe Holokaustit të 7 144 hebrenjve që jetonin në vend. Kryeministri Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij ka bërë një lëshim për të cilin ai kërkoi falje publike në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i kryeministrit Zaev:

-Në fjalimit tim gjatë shënimit të 76 vjetorit të dëbimit të hebrenjve maqedonas në kampin nazist Treblinka dhe hapjes zyrtare të ekspozitës muzeore në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, kam bërë një gabim të paqëllimshëm.

-Domethënë, në pjesën e fjalimit ku thuhet: “Holokausti nuk është vetëm një tragjedi çifute, apo vetëm një faqe e errët nga Lufta e Dytë Botërore. Me gjithë tmerrin, ky genocid është një paralajmërim dhe një mësim për të gjithë ne, nga të gjithë besimet, për të gjitha kohërat, në vend të fjalës”tragjedi”, pa dashje kam përdorur termin “traditë”.

-Natyrisht, kjo është një lapsus i paqëllimtë, një gabim për të cilin kërkoj falje.

-Siguroj se adresimi im në tërësi, pa dyshim pasqyron frymën e dënimit të gjenocidit kundër popullit hebre dhe dhembshurinë për familjet e viktimave të Holokaustit.

-Gabimi nuk është postuar në faqen e internetit të Qeverisë në mënyrë që të mos dëmtojë ndjenjat e askujt.

Flash Lajme