Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmilla Shekerinska, sot pasdite në aeroportin e Shkupit ka pritur Princin Edward, udhëheqësin e Wessex-ut dhe njëri prej djemve të Mbretëreshës Elizabeta e dytë.


Me këtë rast, Shekerinska në Twitter ka shkruar “një vizitë unike që flet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve”.Madhëria e tij, Princi Edward nesër do të marrë pjesë në manifestimin e organizuar në Filarmoninë Kombëtare për të shënuar bashkëpunimin midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë Veriore në sferën e arsimit, mjedisit jetësor dhe artit.Kjo është vizita e dytë e Princi Edward në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2006, ai kishte vizituar vendin tonë me rastin e hapjes së objektit të ri të Ambasadës Britanike në Shkup.

Flash Lajme