Muhamer Pajaziti

Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian partitë kryesore të Evropës humbën terren, por megjithatë akoma përmbëjnë forcën kryesore në legjislativin e BE-së.

Projeksionet e bazuara në sondazhet dalëse dhe rezultatet e pjesshme tregojnë se forcat euroskeptike dhe nacionaliste nuk arritën të fitonin shumicën në Parlamentin Evropian, por fituan terren pavarësisht pjesëmarrjes më të madhe se sa pritej.

Partitë e vjetra kanë bërë maksimumin për të mbrojtur shumicën në Asamblenë prej 751 ulësesh, ndërkohë që kanë përparuar edhe “të gjelbrit” dhe liberalët. Por fitorja e Le Penit në atë që u konsiderua si betejë kokë më kokë me Macronin përcakton tonet e kësaj nate.

“National Rally” i Le Penit pritet të sigurojë rreth 24-24.2 për qind të votave, ndërsa centristët e Macronit ndjekin me 22.5-23 për qind të votave.

Kjo do të frenoj idetë e Macronit për një integrim më të thellë evropian.

Por, megjiatë, rritja e Partisë së Gjelbërtë dhe liberalëve është një lajm i mirë për vendet e rajonit të cilat aspirojnë të integrohen në BE.

Këto dy parti ka kohë që lobojnë për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dy partitë kryesore që kanë marrë më shumti mandate për ta siguruar shumicën duhet të bashkëpunojnë, të paktën me liberalët.

Në këto rrethana, përbërja e re e legjislaturës evropiane duhet të jetë më serioze me integrimin e rajonit të Ballkanit.

Këtyre shteteve duhet të ofrohet perpsektivë e qartë evropiane, duke alokuar edhe mjete nga fondet strukutore për ta rritur mirëqenin dhe standardin jetësor në rajonin e Ballkanit.

Shtete si Shqipërisë, Kosova, Maqedonia e Veriut nuk duhet të përbëjnë një kosto të lartë për BE-në.

BE-ja duhet ta ndihmojë këtë rajon i cili shumë lehtë mund të rrëshqas në destabilizim.

Kosova duhet të njihet nga 5 shtetet e BE-së si dhe ti ofrohet perspektivë e qartë evropiane. Gjithashtu duhet të liberalizohen vizat. Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë negociatat me BE-në, ndërsa Serbia pas një marrëveshje finale me Kosovën, e cila duhet të parasheh njohjen reciproke, duhet të vazhdojë procesin e negociatave. Një perspektivë e qartë evropiane duhet të ofrohet edhe Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës. (INA)

Flash Lajme